Pamjet fatale/Hidhet nga shkëmbi në Mallorca, humbet jetën ish-futbollisti

Pamjet fatale/Hidhet nga shkëmbi në Mallorca, humbet jetën

Hedhja fatale nga rreth 30 metra lartësi, i kushton jetën ish-futbollistit. Mourad Lamrabatte ndërroi jetë pas hedhjes nga një pjesë shkëmbore në bregdetin e Mallorcas.

Ajo që e bën më tragjike faktin është se filmimi është regjistruar nga bashkëshortja e tij që në fund dëgjohet të thotë “O Zot”.

Nuk duket qartë por mendohet se ai u përplas me një shkëmb. Ish futbollisti i Vitesses në Holandë po kalonte pushimet me familjen në bregdetin spanjoll. 31-vjeçari kishte mbajtur të veshur fanellën e Vitesses së 23-vjeçarëve rreth një dekadë më parë.

Kujdes! Pamje tronditëse!

 

 

EMISIONET