(VIDEO) Liverpool thyen edhe Armando Brojën, Premier e ndan çështjen titull në javën e fundit

(VIDEO) Liverpool thyen edhe Armando Brojën, Premier e ndan

Joel Matip e detyron Liverpoolin të mos dorëzohet duke i lëshuar dorezën e sfidës deri në minutat e funidt të sezonit Pep Guardiolës.

Liverpooli fiton me shumë vështirësi në transfertën e Southampton ku Broja nuk la sërish gjurmë edhe pse u aktivizua titullar dhe është pikërisht mbrojtësi shtatlartë që firmosi golin e fitores në miutën e 67.

Goli i tretë për Matip këtë sezon në Premier League dhe Jurgen Klopp mund të flejë i qetë të paktën deri në fundjavë pasi kjo ndeshje mund të kishte shkuar më keq për të besuarit e gjermanit.

Liverpool e nisi takimin në disavantazh dhe pas barazimit, në pjesën e dytë gjeti forcat për të kthyer rezultatin në favor edhe pse në fushën e lojës nuk zbritën Salah, Mane apo Van Dijk.

Diferenca me Man. City rikthehet në -1 dhe tashmë në javën e fundit, Liverpool pret Wolves në “Anfield” me një sy e vesh nga “Etihad” ku Aston Villa mund t’i rrëmbejë ndonjë pikë shprese kampionëve në fuqi.

EMISIONET