Orges Shehi: Kualifikimi vendoset në ndeshjen e Tiranës

Orges Shehi: Kualifikimi vendoset në ndeshjen e Tiranës

Ndeshje jetike për Tiranën dhe të ardhmen e klubit bardheblu. Të tillë e cilësoi Orges Shehi takimin e parë të Champions League kundër Dundelange që do të luhet nesër në orën 19:00 në Luksemburg ndërsa më pas u ndal tek detajet teknike të sfidës.

Besoj se jemi gati edhe pse kemi pasur disa shqetësime të vogla, pasi Seferi dhe Totre kanë pasur disa probleme në ditët e fundit, por të shohim nesër. Kemi që pas hedhjes së shortit që mendojmë gjithmonë për kundërshtarët. Edhe pse në miqësore, e kemi trajtuar mënyrën se si do të luajmë.

Fusha e stadiumit nuk është në standardet e Champions, është e ngushtë dhe jo në përmasat e duhura e normale. Por ne duhet të përshtatemi sa më shumë e sa më shpejt. Nuk është ndeshje që nuk mbaron nesër, ka edhe kthim, ndaj duhet të jemi gjithmonë në kuadrin e asaj që është me dy takime.

Është hequr edhe goli në fushë kundërshtare, pra do të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës. Në Champions vlejnë shumë detajet, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm e të përqendruar duke e ditur që në këto nivele detajet bëjnë diferencën”.

 

EMISIONET