”Offside"? Në Champions dhe Superkupën UEFA do të vendosë roboti

”Offside"? Në Champions dhe Superkupën UEFA do të

UEFA nuk humbet kohë. Pak javë pas vendimit të FIFA-për aplikimin e sistemit teknologjik të pozicionit jashtë loje në Kupën e Botës, risitë do të aplikohen edhe në nivel klubesh në Europë.

E konfirmon vendimin UEFA që thekson se sistemi SAOT dhe arbitri anglez Michael Oliver do të vendosin drejtësi në sfidën Real Madrid-Eintracht Frankfurt që do të luhet në 10 gusht në Helsinki. 

Ky sistem do të përdoret edhe në të gjitha ndeshjet e grupeve të UEFA Champions League dhe deri në finale, duke nisur që nga ky sezon.

Sistemi i ri teknologjik do të monitorojë 29 pjesë të trupit ndërsa është testuar në 188 ndeshje gjatë dy viteve të fundit në të gjitha kompeticionet e UEFA-s. 

EMISIONET