Çoçli: Yamal delirin e ka shumë të madh dhe të theksuar, s’ka krahasim me Messin e Ronaldon 17-vjeçarë
Në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, trajneri i futbollit Nikolin Çoçli u shpreh se sfida Real Madrid – Barcelona, janë ndeshje që janë të rralla dhe është gjithmonë kënaqësi t’i shikosh.
“Unë jam pak kritik me Yamal pasi ai po shikohet si një e ardhme shumë e mirë dhe e sigurt drejt atij lojtarit perfekt.
Dhe nëse bëhet fjalë për kështu duhet ta krahasosh atë me Messin dhe Ronaldon, dhe kur ata ishin 17-vjeçarë nuk kanë pasur asnjë aspekt të tillë në anën delirante e të tjera me radhë.
Përveç talentit ajo që duhet në këto raste është edhe elementi psikologjik. Pasi nëse nuk e ka një të tillë, sepse delirin e ka shumë të madh dhe të theksuar ”, theksoi Çoçli.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

