Haxhia: Lojtarët që luajnë tek Barcelona apo Reali, bëhen aktorë Hollivudi, në Shqipëri s’ndodh. Të investohet tek akademitë
Drejtori Teknik i FK Partizanit, Sokol Haxhia, i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” u shpreh se nëse duam që të ngrejmë futbollin shqiptar, atëherë klubet duhet të investojnë tek akademitë dhe jo tek blerja masive e lojtarëve të huaj
“Kampionatet elitare botërore janë zgjedhje, sepse arrijnë një nivel të investimit të madh, sepse futbolli sot është një prej 3-4 industrive që arrijnë të prodhojnë lekë.
Lojtarët që luajnë tek Barcelona apo Reali i Madridit arrijnë në një periudhë tjetër dhe shkojnë në Hollivud dhe bëhen aktorë atje. Shqipëria nuk i ka këto mundësi.
Është normale që për akademitë shqiptare që kjo është diçka që e vret futbollin vendas. Pasi lojtarët e huaj që vijnë këtu tek ne nuk kanë mundësi të shkojnë kund tjetër.
Por nëse duam të investojmë për futbollin tonë duhet të përqendrohemi tej akademitë dhe shembullin e kemi përballë Qefalia që është produkt i akademive tona”, theksoi Haxhia
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”


