NJË ISHULL NË BOTËROR/ Kuraçao 156 mijë banorë, i pari në grupin B në Amerikën Latine pa asnjë humbje

Kuraçao, ISHULLI I Karaibeve, pjesë e Mbretërisë Holandeze ka shkruar historinë duke siguruar kualifikimin në Botëror. I populluar nga jo më shumë së 156 mijë banorë, Kuracau I provoi botës se edhe vendet e vogla mund t’I bëjnë realtitet ëndrrat e tyre të mëdha.

NJË ISHULL NË BOTËROR/ Kuraçao 156 mijë banorë,

Kuraçao, ishulli i vogël i Karaibeve u kualifikua për herë të parë në historinë e tij në Kupën e Botës,  duke u bërë kështu shteti më i vogël në botë për nga popullsia, që arrin këtë sukses.

Falë barazimit 0–0 kundër Xhamajkës, Kuraçao siguroi vendin e parë në Grupin B, në Amerikën Latine, pa pësuar asnjë humbje.

Ndeshja ishte një spektakël i vërtetë, sidomos në pjesën e dytë që zgjati rreth 56 minuta. Xhamajka shtyu fort për golin e fitores dhe goditi dy herë shtyllën, por lojtarët e Kuraçaos rezistuan fort, duke mbrojtur rezultatin që u jepte biletën historike për Botërorin.

Skuadra mbështet kryesisht nga futbollistë që luajnë në Holandë. Ndër ta Armando Obispo i PSV Eindhoven, si dhe Livano Comenencia, i cili deri këtë verë ishte pjesë e Juventus Next Gen.

Edhe pse pa trajnerin e tyre, Dick Advocaat, i cili u detyrua të rikthehej në Holandë për arsye familjare – skuadra arriti të shkruajë historinë. Advocaat, 78 vjeç, pritet që njëkohësisht  të vendosë një tjetër rekord: verën e ardhshme ai do të jetë trajneri më i vjetër që drejton një kombëtare në një Botëror.

Por festa nuk ndalet vetëm në Kuraçao. Edhe Panamaja dhe Haiti siguruan kualifikimin, me haitianët që rikthehen në një Kupë Bote pas 52 vitesh.

Ndërkohë, rekordi i mëparshëm për vendin më të vogël të kualifikuar mbahej nga Islanda, me rreth 350 mijë banorë, që mori pjesë në Botërorin e 2018-s.

EMISIONET