Ndryshon rregullorja, Manchester City-Sevilla në finalen e Superkupës pa ndihmën e kohëve shtesë
Finalja e Superkupës së Europës do të luhet deri në miniutën e 90 ne çdo rast. UEFA ka marë vendimin për të eleminuar kohët shtesë në rast barazimi duke pasur parasysh faktin që bëhet fjalë për ndeshjen e parë të sezonit dhe skuadrat nuk janë asnjëherë gati fizikisht për të luajtur me intensitet 120 minuta.
Finalja e këtij sezoni Manchester City-Sevilla do të luhet në 16 gusht në Greqi ndërsa rregulli i ri do të aplikohet menjëherë.
Pas 90 minutave, nëse nuk ka një fitues, atëherë skuadrat do të shkojnë direkt te ekzekutimi i 11-metërshave duke eleminuar mundësinë që të luajnë edhe 30 minuta shtesë.