Newcastle ofron 60 milionë euro për Chiesa-n

Newcastle ofron 60 milionë euro për Chiesa-n

Pas Sandro Tonalit, skuadra e Newcastle Unitedit po synon të forcohet edhe me një futbollist tjetër italian.

“Sky Sports” ka raportuar të enjten se Newcastle i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për sulmuesin e krahut, Federico Chiesa.

Mësohet se ekipi anglez ka ofruar 60 milionë euro për Chiesan, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.

Chiesa është i gatshëm të largohet nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në Angli, duke pasur parasysh se Newcastle do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Fiorentina, ndërsa edicionin e fundit shënoi 4 gola dhe bëri 6 asistime në 33 ndeshje të luajtura.

EMISIONET