Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën.

Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën.

Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën. Një gol “alla Del Piero” nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk e shmangu humbjen 2 me 1 përballë Real Saragoza.

Luhej minuta e 84-rt e ndeshjes së vlefshme për javën e 13-të, kur Uzuni shfrytëzoi një krosim në zonë.

Goditja e papritur bëri që portieri të mos kishte asnjë mundësi të reagonte.  Ky është dhe goli i gjashtë për këtë sezon për 29-vjeçarin në La Liga 2

Në ndeshjen e luajtur të shtunën ishte real Zaragoza që shënoi në minutën e parë më Ivan Azon I cili po ashtu arriti të dyfishojë në të 63.

Përballja vijoi  me golin e Uzunit, ndërsa më tej ndeshja u bë edhe më e fortë. Një minutë më pas Jozwiak u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Granadën me 10 lojtarë. Ndërsa edhe në minutën shtesë dhe Sanchez u ndëshkua duke lënë fushë e blertë.

Me këtë rezultat Reeal Saragoza mbetet në vendin e tyre më 22 pikë ndërsa Granada në të tetin me 18 pikë por shumë larg kryesimit të renditjes që e mban racing me 30 pikë.

Megjithatë duket se aktivizimi dhe rezultati i Uzunit bën që Silvinjo të ketë sërish mundësi zgjedhje në përballjet e nëntorit në Nation League  ku në datën 16 do përballet me Çekinë dhe në 19 nëntor me Ukrainën përballje që do të jenë në Air Albania.

EMISIONET