MotoGP publikon kalendarin e sezonit 2026: Brazili zë vendin e Argjentinës

MotoGP publikon kalendarin e sezonit 2026: Brazili zë vendin e

MotoGP ka zyrtarizuar kalendarin e plotë për sezonin 2026, me 22 gara në total, një numër i pandryshuar krahasuar me këtë vit.

Risi kryesore është rikthimi i Çmimit të Madh të Brazilit, pas 21 vitesh mungesë, i cili do të zëvendësojë garën në Argjentinë.

Eventi do të zhvillohet në ‘Autodromo Internacional Ayrton Senna’ në Goiânia.

Sezoni do të nisë sërish në Tajlandë (27 shkurt – 1 mars), ndërsa finalja do të mbahet në Valencia, mes 20-22 nëntorit.

Pothuajse të gjitha pistat e vitit 2025 mbeten pjesë e kampionatit, por ka disa zhvendosje në renditje.

GP i Katalunjës do të zhvillohet në pranverë, ndërsa Aragón kthehet në gusht.

Edhe garat në Hungari dhe Republikën Çeke zhvendosen në muajin qershor.

Pushimi veror do të zgjasë nga GP i Gjermanisë (fillimi i korrikut) deri në GP e Britanisë së Madhe (fillimi i gushtit).

Ndërkohë, Austria do të paraprijë turin aziatik me ndalesa në Japoni, Indonezi, Australi dhe Malajzi.

Italianët do të kenë dy ndalesa të rëndësishme:

Mugello do të presë Çmimin e Madh të Italisë më 29-31 maj.

Misano, tradicionalisht i dedikuar San Marinos, do të zhvillohet më 11-13 shtator në pistën "Marco Simoncelli".

KALENDARI ZYRTAR I MOTOGP 2026:

27 shkurt – 1 mars: GP Tajlandë, Buriram

20–22 mars: GP Brazil, Goiânia

27–29 mars: GP Amerikës, Austin (SHBA)

10–12 prill: GP Katar, Lusail

24–26 prill: GP Spanjë, Jerez

8–10 maj: GP Francë, Le Mans

15–17 maj: GP Katalonjë, Montmeló

5–7 qershor: GP Hungari, Balaton

19–21 qershor: GP Çeki, Brno

26–28 qershor: GP Holandë, Assen

10–12 korrik: GP Gjermani, Sachsenring

7–9 gusht: GP Britani e Madhe, Silverstone

28–30 gusht: GP Aragona, Aragón

11–13 shtator: GP San Marino, Misano

18–20 shtator: GP Austri, Spielberg

9–11 tetor: GP Indonezi, Mandalika

23–25 tetor: GP Australi, Phillip Island

30 tetor – 1 nëntor: GP Malajzi, Sepang

13–15 nëntor: GP Portugali, Portimão

20–22 nëntor: GP Valencia, Ricardo Tormo

EMISIONET