Miliona euro në sezon për të luajtur me Ronaldon, Busquets po reflekton

Miliona euro në sezon për të luajtur me Ronaldon, Busquets po

Sergio Busquets mes luksit amerikan apo milionave nga Lindja e Mesme? Kapiteni i Barcelonës, kontrata e të cilit mbaron në fund të sezonit, do të marrë një vendim të shpejtë pasi në derën e tij ka mbërritur një ofertë nga e cila mund të përfitojë në dy sezone atë që te Barcelona ka përfituar në 5 apo 6 vite.

Arabia Saudite hap dyert për yllin katalanas, strateg i dhjetra sukseseve të Barcelonës sepse përveç futbollit në fushë ai mund të luajë edhe në imazhin që do të ndërtojë vendi për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2030.

Al Nassr kërkon ta bashkojë Busquets me Cristiano Ronaldon dhe për ta bindur i ofron 18 milionë euro në vit. Për momentin mesfushori kërkon të reflektojë por një vendim do ta marrë shumë shpejt.

 

 

EMISIONET