Leipzig humbet kapitenin për një arsye më shumë se humane. Do të dhurojë palcën e shtyllës kurrizore

Leipzig humbet kapitenin për një arsye më shumë se humane.

19 ndeshje nga 19, me 100 % të minutave të luajtura këtë sezon. Kapiteni hungarez i Leipzig, Willi Orban ka shënuar edhe 3 gola në duelet e këtij sezoni me fanelllën gjermane. Lider i lindur në fushë dhe jashtë saj shtatlarti që do të mungojë rreth dy javë për një arsye mëse humane.

Qelizat e tij janë ideale për t’ia dhuruar dikujt tjetër me një sëmundje të rëndë dhe Orban do t’i nënshtrohet ndërhyrjes rutinë për të dhuruar palcën e shtyllës kurrizore. Ai u regjistrua në programin e dhurimit që në vitin 2017 pas një fushate të nisur pikërisht nga klubi dhe tashmë që ka marrë lajmin se qelizat e tij staminale mund t’i bëjnë punë një të sëmuri, ai shprehet:

“Kur mora vesh lajmin nuk e mendova dy herë. Jam i vetëdijshëm që mund të humbas ndeshjen e rëndësishme me Union Berlin por në këtë rast futbolli del në plan të dytë. Shpresoj që historia ime të nxisë edhe njerëz të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë sepse aty jashtë mund të jetë dikush që ka nevojë për ju”.

 

EMISIONET