Bayern Munchen ngel sërish në klasë, Leipzig afrohet me 4 pikë (VIDEO)

Bayern Munchen ngel sërish në klasë, Leipzig afrohet me 4

Bayerni i Mynihut formati 2023 nuk funksionon. Skuadra kampione e Gjermanisë regjistron një tjetër rezultat zhgënjyes, të dytin rresht pa fitore. Pas barazimit me Leipzig, vjen radha e një tjetër rezultati të ngjashëm.

Koln kryesoi për 86 minuta por Kimich bëri drejtësi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Barazim që nuk e penalizon shumë në kampionat ekipin e Julian Nagelsmann, por jep sinjale negative për Champions League ku në fazën me eleminim e pret përballja e dyfishtë me PSG.

Golin e Koln e shënoi Skhiri që në minutën e katërt ndërsa Leipzig afrohet me 4 pikë nga kreu i baravezëve pasi shkatërroi 6-1 Schalke 04. Në përballjet e tjera të mbrëmjes, Wolfsburg kaloi 5-0 Hertha Berlin, ndërsa Stuttgart barazoi 2-2 në Hoffenheim.

EMISIONET