Massimiliano Allegri drejt Arabisë Saudite, milionat tundojnë edhe trajnerin italian
Jo vetëm lojtarë por edhe trajnerë të njohur. Nga Arabia Saudite vazhdojnë të vërshojnë ofertat e majme për ta transfirmuar kamionatin e vendit arab në një nga 5 më të fortët e botës, siç e ka deklaruar edhe Cristiano Ronaldo.
“Gazzetta dello Sport” bën me dije se trajneri i Juventusit, edhe pse ka një kontratë 2-vjeçare nga e cila përfiton 7 milionë në sezon, po tundohet nga ideja dhe duhet të kthejë pergjigje brenda 48 orëve.
Nuk dihet ende shuma e propozuar apo klubi që e ka bërë ofertën por me shumë mundësi është Al Hilal që mori një refuzim të thatë nga braziliani Tite. Orë vendimtare për Allegrin i cili është në mëdyshje për të vazhduar në Itali apo për të zgjedhur milionat arabe që po e ndryshojnë tërësisht futbollin.