Mason Mount ka vendosur, mesfushori do të bashkohet me “Djajtë e kuq”

Mason Mount ka vendosur, mesfushori do të bashkohet me “Djajtë e

Manchester United ka ofruar rreth 55 milionë pound për të shkëputur nga Chelsea, Mason Mount por presienti Todd Boehly kërkon diçka më shumë dhe shpreson që ankandi mes disa klubeve ta rris ndjeshëm vlerën e kartonit të lojtarit.

Arsenal, Liverpool dhe Bayern Munich kanë zbritur gjithashtu në pistë duke shfaqur interes konkret për lojtarin kontrata e të cilit skadon në vitin 2024 dhe ai nuk dëshiron ta rinovojë edhe pse emërimi i trajnerit Mauricio Pochettino është një sinjal i mirë pasi argjentinasi kërkon ta mbajë me çdo kusht.

Koha nuk premton dhe drejtuesit e klubit po punojnë që ta bindin talentin e rritur në “Cobham Academy” të pranojë ofertën e rinovimit por forma duket larg dhe Manchester United me shumë gjasa do të jetë skuadra që do të përfitojë nga shërbimet e mesfushorit të talentuar.

EMISIONET