Inter, tension në pankinë mes sulmuesit Edin Dzeko dhe trajnerit Inzaghi

Inter, tension në pankinë mes sulmuesit Edin Dzeko dhe trajnerit

Nuk ka vetëm festë por edhe polemika në kampin e Interit pas fitores 2-1 në finalen e Kupës së Italisë. Sulmuesi Edin Dzeko, i cili u zëvendësua nga Simone Inzaghi, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit madje është rebeluar me disa gjeste dhe fraza përtej kufirit.

Kjo sjellje ka ngjallur edhe reagimin e trajnerit që i është kthyer duke e kritikuar 37-vjeçarin boshnjak. Tekniku i ka shpjeguar shtatlartit arsyet e zëvendësimit me Lukakun.

Gjatë pjesës së parë kur ndeshja ishte fiksuar 1-0 në favor të Fiorentinës, Dzeko gaboi një rast të artë vetëm për vetëm me portierin Terracciano.

EMISIONET