Gjermania kundër të gjithëve, lejon transgjinorët të luajnë ku të dëshirojnë

Gjermania kundër të gjithëve, lejon transgjinorët të

Federata Gjermane do t’u lejojë njerëzve transgjinorë të vendosin nëse do të duan të luajnë në kampionatet e meshkujve apo të femrave. Rregulli i ri i miratuar, prek njerëzit me status civil “ndryshe” apo të “paspecifikuar” dhe do të aplikohet që prej këtij sezoni. Sipas asaj që shkruhet në rregulloren e miratuar, do të aplikohet edhe në sektorët e të rinjve por edhe në futsallin amator.

“Ky rregull zbatohet edhe për njerëziit transgjinorë që ndryshojnë tani dhe mund të qëndrojnë në skuadrat ku janë pjesë aktualisht”, thuhet në rregullore ku shtohet gjithashtu se do të pranohen njerëzit ë kësaj kategorie që nuk kanë konsumuar ilaçe të ndaluara dhe nuk shkelin rregullat antidoping.  

Për të siguruar aplikimin sa më korrekt të kësaj norme, federata ka instruktuar të gjitha klubet që të emërojnë njerëz që duhet të punojnë me të gjitha detajet që lidhen me aktivizimin e kësaj kategorie në futbollin amator dhe profesionist.

Vendimi në Gjermani vjen vetëm pakm ditë pasi Federata Ndërkombëtare e Notit ndaloi garimin e transgjinorëve në garat e femrave ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Federata Ndërkombëtare e Rugby-t.

EMISIONET