Manchester City vuan, por ia del ndaj Evertonit. Skuadra e Guardiolës merr kryesimin
Manchester City vuan, por nuk gabon në shtëpi përballë Everton.
“The Citizens” fituan me shifrat 2-0 në Etihad Stadium falë një dygolëshi të Erling Haaland në minutën e 71 dhe 85.
Në momentin e golit të parë, norvegjezi përfitoi nga një goditje këndi dhe me topin e gjendur në zonë goditi fort për të mposhtur portierin Pickford.
Deri në atë moment, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola pavarësisht epërsisë territoriale nuk ia kishin dalë të krijonin raste të pastra.
Megjithatë, goli i Haaland erdhi në kohën e duhur teksa në minutën e 85, 23-vjeçari shënoi edhe të dytin pas asistit të De Bruyne.
Pas këtij trepikëshi, Manchester City ngjitet në krye të Premier League, me një pikë më shumë se Liverpool, teksa të kuqtë luajnë në shtëpi ndaj Burnleyt.
Nga ana tjetër, Everton mbetet në vendin e 18 me 19 pikë.