Luiza Gega: Një finale e parë për Shqipërinë, çdo lodhje ja vlen për këtë arritje

Luiza Gega: Një finale e parë për Shqipërinë,

Luiza Gega u bë sportistja e vetme kuqezi nga ekipi olimpik që arriti një finale në Lojërat Olimpike. Atletja arriti ta çonte për herë të parë Shqipërinë në një nivel të tillë, duke u shpërblyer për gjithë këto vite karrierë dhe mund, për të mos harruar që ajo pati vështirësi të mëdha për t'u stërvitur gjatë vitit të pandemisë.

33-vjeçarja në një postim në profilin e saj në facebook, jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët të cilët duhet të besojnë e të mbështesin atleten kuqezi në finalen e 3000 metrave me pengesa më 4 Gusht.

“Thjesht nje vajze ❤️???? ne finale te LOJRAVE OLIMPIKE #tokyo2020 “
Dhe ku per here te pare sporti i Atletikes shkon ne nje finale Olimpike .
Uroj shune ta kem kemben e mbare!!! Sa shume do te thote kjo per mua, doja te kisha nje kujtim te bukur nga keto lojra dhe ja dola ????????. Jam lodhur shume per te qene ketu, por kur ti e realizo ate qe do çdo lodhje ja vlen, dhe emocionet qe merr nuk mund ti blesh me asgje. Faleminderit pa mase te gjithe urimet qe me keni derguar ????????. Dhe faleminderit nga zemra te gjithe ato qe mbeshteten rrugetimin tim dhe besuan te une ne #tokyo2020"

EMISIONET