''Lojtarët nuk ishin të gatshëm të na afroheshin'', Shkëmbi rrëfen aventurën te Tirana: Bëmë një ekip të fortë, nuk e përjetova shumë largimin
Ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se nuk e përjetoi shumë shkarkimin nga Tirana.
Shkëmbi theksoi se lojtarët me të cilët Tirana hynte në tratativa, nuk ishin të gatshëm të afroheshin tek klubi bardheblu.
Shkëmi u shpreh se u bë një Tiranë e fortë pavarësisht rezukltateve.
Shkëmbi: Shkarkimi me qetësi, nuk është se e përjetova shumë. Mund të them që kalova 5 muaj tek Tirana, 5 muaj që do të më ndihmojë shumë në eksperiencën time si trajner.
5 muaj me një skuadër të re, me futbollistë të rinjë.
Me një skuadër pothuajse e ribërë nga zero dhe u largova me keqardhje sidomos për këta futbollistë sepse mendoj se deri në këto momente kanë bërë maksimumin e tyre.
Kjo pjesë më ka ardhur keq dhe i kam vlerësuar dhe i vlerësoj shumë. E dija shumë mirë nga fillimi që veç pjesës së emrit Tirana një klub si Tirana do të ishte e vështirë.
Por e prisja që do të ishte shumë e vështirë nga ribërja e një skuadre pothuajse nga zero.
Një situatë e vështirë ku së bashku me klubin dhe me drejtorin Ibrahimi morëm përsipër për të ribërë një skuadër.
Duke qenë të ndërgjegjshëm se do jetë diçka e vështirë por që ne do të bëjmë maksimumin për të bërë një Tiranë të fortë.
Mendoj se një Tiranë të fortë e bëmë. Nuk patëm rezultatet që do të donim për shumë arsye duke mos hequr në asnjë moment edhe përgjegjësinë time personale nga ana teknike por që patjetër në futboll nuk është vetëm kjo por dihet që është ligj në fund çdo gjë shkarkon tek trajneri.
Çdo gjë fillon nga financat. Ne e denim që kishim një buxhet dhe brenda atij buxheti duhej të bënim skuadrën.
Patjetër që unë personalisht do të doja ndonjë lojtar më shumë me ekperiencë duke njohur Superligën, por për fat të keq me ata që ne bisedonim nuk ishin të gatshëm të na afroheshin.
Kemi kaluar orë e orë të tëra me drejtuesit duke parë e riparë të gjithë futbollistët të cilët do ti afronim duke bërë me ta tratativat që bën dhe drejtori me njerëzit e klubit pra për anën financiare.
Mendoj dhe jam i bindur që brenda mundësive që kishim kemi bërë një skuadër goxha të mirë.
Një skuadër si Tirana të mos ketë një shtëpi që ti luajë ndeshjet mendoj se është një gjë që nuk shkon që nuk i rri Tiranës mirë.
Patjetër që është shpërqëndrim i madh edhe për ne stafin dhe futbollistët ku për çdo javë fillone ai problemi se ku do të luajmë. Fillonte nga e marta deri të premten e të shtunën se ku do të luajmë.
Shumë stadiume kishin probleme me mbjelljen, disa nuk pranonin që ta luanim.
Ne 1 ditë apo 2 ditë maksimumi para ndeshjes kuptonim se ku do të luanim. U largova në mënyrë korrekte.

