Liverpool në krizë totale, Man. United rikthehet pretendent për titullin (VIDEO)

Liverpool në krizë totale, Man. United rikthehet pretendent për

Premier League bëhet një mision i vështirë për Liverpool që humbet edhe në fushën e Wolverhampton, skuadër që lufton për të mos u rrëzuar nga kategoria. "The Reds" u shkatërruan 3-0 nga "ujqërit" në ndeshjen e pasdites ku dhuruan një tjetër perofmancë zhgenjyese.

Dy gola brenda 7 minutave që në fillimin e takimit i dhanë drejtim ndeshjes së luajtur me intensitet të nga vendasit dhe pa dëshirë nga miqtë. 4 ndeshjet e fundit pa fitore në Premier League dhe vendi i 10 me 29 pikë për ekipin e Jurgen Klopp që duhet të dorëzohet në betejën për zonën Champions.

Sot shumë larg, plot 12 pikë nga Manchester United. Janë pikërisht “Djajtë e kuq” që rikthehen te fitorja pas disfatës me Arsenalin. Skuadra e Ten Hag kaloi 2-1 Crystal Palace me gola të Bruno Fernandes dhe Rashford duke e ngushtuar në 8 pikë diferencën me Arsenalin kryesues.

EMISIONET