Leksioni edukativ që Santos i dha Cristiano Ronaldos dhe zbulimi i një ylli të ri

Leksioni edukativ që Santos i dha Cristiano Ronaldos dhe zbulimi i një

Trajneri Fernando Santos tregoi se është një njeri i fortë dhe me gjestin e lënies në stol të Cristiano Ronaldos, ai fitoi një bast të madh në të cilin kishte edhe mbështetjen e portugezëve. Trajneri 68-vjeçar me një goditje të vetme arriti të fitonte shumë ndeshje, atë në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes ku situata e përplasjes me CR7 nuk ishte aspak komode.

Ish kmapioni i Europës në 2016, ish-trajner i Greqisë, e mori vendimin ekstrem pas gjestit aspak etik të Ronaldos në momentin e zëvendësimit kundër Koresë së Jugut. Vendim që e nxiti trajnerin të mos e kthente më kokën pas aq sa ia dha vendin e titullarit 21-vjeçarit, Goncalvo Ramos që zhvilloi një ndeshje fantastike kundër Zvicrës.

Në njëfarë mënyre, sjellja arrogante e Ronaldos ishte një asist për Santos që kërkonte një shkak sado të vogël për t’i treguar stolin, ashtu siç bëri Ten Haag te Manchester United gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit. Me uljen e Ronaldos në stol, Portugalia u bë më e freskët, dinamike  dhe më e orientuar drejt sulmit.

Një lëvizje që  ndryshoi drejtimin e një skuadre dhe botërorit të Portugalisë që sipas popullit në Lisbonë apo Porto, mund ta shtyjë Selecaon e Europës drejt një kupe që nuk e ka prekur asnjëherë.

Në këtë botëror, asnjë trajner tjetër nuk ka guxuar kaq shumë sa Santos. Tashmë ai ka Ronaldon 16 vjet më të ri, sulmuesin e Benficës që në lëvizje dhe shpejtësi të kujton idhullin e tij ndërsa botërori ka fituar një bomber rrace që edhe në Champions League ka bërë një sezon fantastik me 5 gola të shënuar.

Joao Felix dhe Bruno Fernandes u shdfaqën lojtarë të një formati tjetër larg hijes së Ronaldos, ndërsa që prej ndeshjes me Zvicrën, tifozët jo rastësisht kanë nisur të ëndërrojnë sërish. Mbrëmja e “Eduacation Stadium”, mesa duket i shërbeu trajnerit Santos për t’i dhënë një leksion edukate fitueit të 5 topave të artë dhe gjithë futbollit.

EMISIONET