Ragip Xhaka kritikon Zana Avdiun: Turp, ti nuk je shqiptare. Graniti tregoi se kush i ka dhunuar gratë tona

Ragip Xhaka kritikon Zana Avdiun: Turp, ti nuk je shqiptare. Graniti tregoi se

Babai i Granit Xhakës ka reaguar ndaj aktivistes së të drejtave të femrave në Kosovë, Zana Avdiu, e cila ka kritikuar ashpër sjelljen e mesfushorit në ndeshjen me Serbinë. “Gjesti i Granitit ishte shumë i ulët, një gjest prej njeriu rruge”, deklaroi Avdiu.

Gjitshesi, Ragip Xhaka nuk ka munguar në reagimin e tij që është cituar edhe nga gazeta më e madhe sportive e Zvicrës, “Blich”.

 

“Përpara së gjithash duhet të njohësh emocionet e një futbollisti. Nëse ajo e cilëson Granitin një njeri rruge, ky është një turp i madh. Femra që shfaqet në atë emision nuk ka asnjë lidhje me sportin, emocionet e lojës apo shqiptarët. Serbët ofenduan mamanë e Granitit, bashkëshorten dhe fëmijët, duke bërë disa herë gjeste të ndryshme madje shpesh herë kanë kënduar këngë duke kërkuar vrasjen e shqiptarëve, ndërsa ajo e cilëson Granitin një djalë rruge.

Familja Xhaka nuk do të dorëzohet kurrë. Gjesti i Granitit nuk kishte as sfond seksist dhe as politik. Graniti është Granit, ai nuk ka për qëllim të ofendojë askënd. Ai kërkoi t’i tregojë se kush i ka dhunuar nënat, motrat dhe vajzat shqiptare”.

 

EMISIONET