LeBron James vendos një tjetër rekord të madh në NBA

LeBron James vendos një tjetër rekord të madh në NBA

LeBron James vazhdon të vendosë rekorde të reja në NBA dita ditës dhe i fundit ka mbërritur në duelin e mbrëmshëm kundër Sacramento Kings.

Në fitoren 113-100 të Los Angeles Lakers kundër Sacramento Kings, LeBron James theu edhe një rekord tjetër.

Ylli i LA LAkers kaloi legjendën Kareem Abdul-Jabbar dhe u bë lojtari me më shumë minuta të luajtura në historinë e NBA.

James luajti 34 minuta kundër Sacramento, dhe ka kaluar gjithsej 57,471 minuta në fushën e NBA deri më tani, ndërsa rekordi i Abdul-Jabbar ishte 57,446 minuta.

Sezonin e kaluar, James mori një tjetër titull të madh nga Abdul-Jabbar, dhe është ai për koshashënuesin më të mirë në historinë e NBA.

EMISIONET