LEAO QËNDRON, MORATA DREJT COMOS! Merkatoja kuqezi mes konfirmimeve dhe largimeve

Rafael Leao pritet të qëndrojë te Milani, pavarësisht interesit të Bayernit dhe klauzolës prej 175 milionë eurosh, ndërsa Massimiliano Allegri e sheh si kyç për rikthimin e skuadrës në majë. Në anën tjetër, Alvaro Morata është shumë pranë kalimit te Como, pavarësisht kontratës me Milanin deri në 2028 dhe interesit të Galatasarayt.

LEAO QËNDRON, MORATA DREJT COMOS! Merkatoja kuqezi mes konfirmimeve dhe

Rafael Leao duket i pandikuar nga zërat e merkatos. Një largim nga Milani mbetet një skenar i pamundur, përveçse në rast të një oferte “shokuese” – që për momentin vetëm klubet arabe mund ta përballojnë.

Klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 175 milionë eurosh, e vlefshme nga 1 korriku, i tremb të gjithë, përveç Bayern Munichut, që po shqyrton mundësinë e një oferte prej 75–80 milionë.

Por kjo shumë nuk mjafton për të bindur kuqezinjtë, që sapo kanë përshëndetur Reijnders dhe me Theo Hernandezin që po i afrohet Al Hilalit të Simone Inzaghit.

Massimiliano Allegri, i rikthyer në stolin e Milanit, i ka bërë të qartë portugezit rolin e tij kyç: për të rikthyer Milanin në majë duhen shpërthimet dhe golat e Leao-s.

Ky i fundit, pas triumfit me Portugalinë në Ligë e Kombeve, është i motivuar të nisë sezonin pa vonesa.

Aktualisht në Miami, Leao po stërvitet dhe ka refuzuar pushimet shtesë: do të paraqitet në Milanello më 7 korrik.

“Të vesh këtë fanellë është një ëndërr”, deklaroi ai së fundmi. Qëndrimi i tij duket i sigurt.

Ndërkohë, një tjetër sulmues është pranë largimit nga kuqezinjët, Álvaro Morata është shumë afër Comos. Të martën pati një takim pozitiv mes klubit dhe agjentit të tij.

Edhe pse ka kontratë me Milanin deri në 2028 dhe Allegri është një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj, rrugët e tij me kuqezinjtë pritet të ndahen.

Pas eksperiencës gjashtëmujore në Galatasaray, Morata është në pritje që Como të paraqesë ofertën zyrtare. Kjo do të ishte aventura e tij e tretë në Itali, pas Juventusit dhe Milanit.

EMISIONET