Laçi emëron trajnerin që e largoi në fazën e parë për rezultate të dobëta

Laçi emëron trajnerin që e largoi në fazën e

Historia përsëritet, gati gati duket si një “déjà vu”. Pas largimit të Shpëtim Duros, Laçi rikthen në stol trajnerin që bëri një start katastrofik sezonin e kaluar duke ia lënë vendin Mirel Josës që e ngjiti skuadrën deri në vendin e dytë dhe më pas ia kaloi stafetën Shpëtim Duros, i cili u shkarkua pas eleminimit nga Europa.

Malazezi Dejan Vukicevic është rikthyer zyrtarisht në stolin e kurbinasve dhe merr menjëherë drejtimin e skuadrës për ta përgatitur drejt sezonit të ri që starton në 20 gusht.

Gjatë këtij sezoni objektivat nuk ndryshojnë për kurbinasit që synojnë minimalisht zonën europiane por ndoshta kërkojnë të korrigjojnë edhe vendin e nënkampiones për të tentuar titullin që në Laç nuk është regjistruar në asnjë rast.

 

EMISIONET