Vllaznia, Josa nuk vendos objekiva dhe kërkon të mësojë nga gabimet e Europës

Vllaznia, Josa nuk vendos objekiva dhe kërkon të mësojë nga

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa nuk cakton objektiva për sezonin e ri dhe e pranon që skuadra gaboi në Europë. Në një konferencë për shtyp, tekniku kryeqytetas thekson se grupi ka ende nevojë për përforcime ndërsa shton se lojtarët janë shumë të përqëndruar për të bërë mirë në sezonin e ri.

“Në çdo periudhë që punon ka probleme. Problemi është se si ne duhet të përmirësohemi dhe të kalojmë pengesat që do të na dalin. Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte. Ne kemi qetë shumë të rakorduar me klubin për blerjet dhe afrimet. Duhet të kemi parasysh që nuk mund të bëhen shumë ndryshime. Kemi bërë mirë deri në këtë periudhë. Se çfarë do vije deri në fund të merkatos duhet të presim pasi skuadra ka nevojë edhe për disa përforcime”.

“Duhet të mësojmë shumë nga dy ndeshjet me Univerasitatean. Skuadra ka nevojë për përmirësime të cilat do të na bëjnë ne që të evidentojmë dhe përmirësojmë mënyrën e punës. Nuk bëmë shumë as në ndeshjen e parë kur barazuam edhe pse ishim më të qartë se në sfidën e Rumanisë. Problemet më të mëdha i hasëm në transfertë. Kam folur pak me lojtarët për analizën e ndeshjes”.

“Synimi i Vllaznisë është që të bëhet një skuadër sa më e konsoliduar dhe të marrim rezultat në çdo ndeshje. Kush është ai që nuk do të dalë kampion?! Unë impenjimin te lojtarët e kam parë te mënyra se si stërviten. Nuk më intereson çfarë bëjnë skuadrat e tjera”.

EMISIONET