La Liga kërcënon Barcelonën, nuk regjistrohet në kampionat nëse nuk plotëson kushtin

Merkato e verës premton të jetë mjaft e komplikuar për Barcelonën.
Financat e skuadrës “blaugrana” kanë qenë në një gjendje krize të avancuar prej disa kohësh dhe rishikimi i shpenzimeve ka bërë që mjaft transferime të rëndësishme në merkato të dështojnë vitet e fundit.
Gazetat spanjolle raportojnë se La Liga i ka bërë të ditur Barçës se do të nevojitet një reduktim i ndjeshëm i kufirit të pagave.
Skuadra spanjolle shpenzon sot rreth 250 milionë euro për paga.
Kërkesa e organit që organizon kampionatin më të lartë në Spanjë është e qartë dhe e saktë: Të zbresin me mbi 60 milionë, në mënyrë që të për ta sjellë atë në kufirin e ri të lejuar.
Në gadishullin Iberik, prej disa vitesh, çdo manovër ekonomike e klubeve i nënshtrohet kontrollit të institucionit që drejton La Liga.
Kufiri maksimal i rrogave duhet të jetë 180 milionë euro. Ky është kushti i parë që Barcelona duhet të përmbushë që regjistrohet për sezonin 2024-2025.
Kostoja reale aktuale e skuadrës llogaritet në gati 450 milionë euro.
Nga korriku e në vazhdim, klubi do të duhet të largojë disa nga emrat e mëdhenj, ku i pari në listë është ai i mesfushorit Frenkie de Jong. Holandezi merr një pagë të lartë.
Por edhe Robert Lewandowski, Raphinha apo Ronald Araujo mund të jenë kandidatë të fortë për një largim të mundshëm në merkaton e verës, për t’i dhënë mundësi klubit katalanas të zbusë listën e shpenzimeve.

