Krizë pa zgjidhje, PSG heq posterin e Mbappe nga stadiumi (VIDEO)

Krizë pa zgjidhje, PSG heq posterin e Mbappe nga stadiumi (VIDEO)
I divorcuar në shtëpi. Kylian Mbappe dhe PSG nuk kanë më asnjë kontakt pasi sulmuesi ka vendosur të mos rinovojë e të largohet sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Pasi e la jashtë skuadrës për udhëtimin në Azi, klubi ka hedhur një hap tjetër që thellon krizën në kampin parizien. Mbappe është imazhi kryesor i PSG por që prej disa orësh fotoja e tij e stampuar në hyrjen kryesore të “Parc de Princes” është hequr.

Përveç zhvendosjes së posterit, PSG ka marrë edhe vendimin tjetër për të mos shitur fanella zyrtare me emrin e Mbappe të stampuar ndërsa gjatë sezonit të ri, sulmuesi pritet t’i ndjekë ndeshjet nga pankina osë më keq, nga tribuna.

Momentalisht Mbappe stërvitet me skuadrën B të PSG si masë ndëshkimore për veprimet e tij ndërsa vetë lojtari nuk është lëkundur në qëndrimin për të resoektuar kontratën me klubin deri në 30 qershor 2024.

 

EMISIONET