Konfirmohet nga Federata Serbe, Aleksandar Kolarov pranon ofertën e Interit

Konfirmohet nga Federata Serbe, Aleksandar Kolarov pranon ofertën e Interit

Aleksandar Kolarov ka marrë hapin e radhës në karrierën e tij si trajner.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka konfirmuar se ish-mbrojtësi i njohur ka pranuar ofertën e Interit, ku do të shërbejë si zëvendëstrajner i Cristian Chivu, aktualisht në stolin e ekipit të parë zikaltër.

Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i FSS, Branko Radujko, përmes një komunikate zyrtare:

“Kur ia besuam Aleksandarit drejtimin e kombëtares U-21, ishim të bindur se ishte fillimi i një karriere të madhe trajnimi.

Edhe pse periudha e tij me ne ishte e shkurtër, ai tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe pasion në punën me të rinjtë.

Kalimi i tij tek një nga klubet më të mëdha të Europës, si Interi, është dëshmi e potencialit që ai ka për të lënë gjurmë në futbollin modern. Jemi krenarë që ky kapitull i ri për të nisi pikërisht në Federatën tonë,” – shtoi Radujko.

Kolarov, që si lojtar ka mbajtur fanellën zikaltër mes viteve 2020 dhe 2022, ka fituar me Interin Serinë A, Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane.

Tani, në rolin e ndihmësit të Chivu, ai pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në stafin teknik të një prej klubeve më të suksesshëm në Itali dhe Europë.

EMISIONET