Tuchel, pas humbjes ndaj Senegalit: Sjellja e Bellingham-it s’i pëlqeu as nënës sime

Tuchel, pas humbjes ndaj Senegalit: Sjellja e Bellingham-it s’i

Jude Bellingham është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për performancën e tij teknike, por për një moment nervozizmi gjatë miqësores mes Anglisë dhe Senegalit, që përfundoi me humbjen 1-3 për “Tre Luanët”.

Gjatë ndeshjes në “City Ground”, Bellingham nuk arriti të përmbante nervat kur një gol i tij u anulua nga VAR-i, në një moment kur Anglia ishte në disavantazh.

I irrituar, mesfushori i Real Madridit shkeli me forcë një shishe uji, një gjest që u komentua gjerësisht në mediat angleze pas përfundimit të ndeshjes, që për më tepër ishte humbja e parë nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Duke folur për TalkSport, trajneri gjerman komentoi:

“Nganjëherë, njerëzit nuk e kuptojnë menjëherë karakterin e tij të zjarrtë.

Edhe nëna ime ka vështirësi ta shohë anën e tij të mirë, atë të djalit të edukuar dhe simpatik që unë njoh”, tha Tuchel me sinqeritet.

Ai shtoi se kur Bellingham buzëqesh, “fiton të gjitha zemrat”, por ndonjëherë ai “zjarr i brendshëm” mund të interpretohet gabimisht:

“Nëna ime, për shembull, nuk mund ta durojë kur e sheh duke reaguar ashtu para televizorit.”

Megjithatë, Tuchel e mbrojti lojtarin e tij dhe theksoi rëndësinë e energjisë që ai sjell në fushë:

“Ai ka atë çka na duhet. Ajo pasion dhe etje për fitore është e rrallë. Vetëm se duhet kanalizuar drejt kundërshtarit dhe objektivit, jo ndaj shokëve të skuadrës apo stafit.”

“Jude është një djalë i veçantë, shumë inteligjent dhe i hapur. Deri tani ka qenë shumë i lehtë për t’u menaxhuar. Jemi me fat që e kemi.”

Një koment i sinqertë që shpalos jo vetëm sfidat e trajnerit me karaktere të forta, por edhe besimin e palëkundur që Tuchel ka tek ‘ylli’ 21-vjeçar.

EMISIONET