Klubi shqiptar mbetet pa trajner, largohet tekniku

Klubi shqiptar mbetet pa trajner, largohet tekniku

Shkupi ka mbetur pa trajner. Klubi shqiptar ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Cihat Arslan, pasi ky i fundit ka kërkuar largimin për shkaqe familjare. 53-vjeçari turk, Arslan numëron 17 ndeshje në krye të kësaj skuadre.

“Kur ekipi po merrte formë dhe stabilitet, ndodhi e papritura në stafin teknik. Trajneri i deritanishëm, Cihat Arslan për shkak të çështjeve familjare ishte i detyruar që të kthehet në vendlindje që të jetë pranë familjes së tij.

Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme.

Në ndërkohë kryesia e klubit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Arslan, e për çka do të jeni të informuar me kohë” – shkruan klubi.

EMISIONET