Juventus merr përgjigjen e analizave për mesfushorin Pogba

Juventus merr përgjigjen e analizave për mesfushorin Pogba

Lajme pozitive nga shtëpia e Juventusit ku Paul Pogba trembi dhe jo pak në fund të ndeshjes me Empolin. Fillimisht u krijua përshtypja se mesfushori francez pësoi një dëmtim tjetër por analizat dolën në përfundim se nuk bëhet fjalë për dëmtime muskulare dhe Massimiliano Allegri mund të marrë frymë lirisht.

Francezi do të vazhdojë të punojë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës në qëndrën stërvitore të Juventusit ndërsa pushimi i imponuar nga kombëtaret vjen në një moment të mirë për të dhe skuadrën bardhezi.

Pas tre ndeshjeve të para, Juventusi numëron 7 pikë pas dy fitoreve në Udine dhe Empoli e barazimit në shtëpi me Bologna-n.

EMISIONET