''Kemi luajtur me skuadra të forta'', Sylvinho: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e kombëtares është e ndritur

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u kthye në Shqipëri, pas përfundimit të aventurës së europianit.

Menjëherë pas arritjes, numri një i pankinës tonë falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Dua të falenderoj të gjithë.

Mbështetja ka qenë e madhe.

Kemi luajtur me skuadra të forta.

Unë jam krenar me secilin lojtar.

E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet.

Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve.

Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani” – tha ai.

EMISIONET