Kayserispori interesohet për Elvir Gashijanin/ Llapi: Presim ofertën zyrtare për të nisur negociatat

Kayserispori interesohet për Elvir Gashijanin/ Llapi: Presim ofertën

Podujeva që tashmë ka marrë njoftimin zyrtar për interesimin e ekipit turk.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka konfirmuar se klubi është në pritje të ofertës zyrtare për të nisur negociatat.

“Po, kemi marrë njoftimin nga klubi turk dhe tashmë po presim ofertën zyrtare për t’i nisur negociatat”, ka deklaruar Batatina.

Kayserispor, e cila garon në Ligën e Parë të Turqisë, synon rikthimin në elitë dhe e sheh Gashijanin si një përforcim të rëndësishëm për krahun e djathtë të sulmit.

Batatina ka bërë të qartë se për Llapin nuk është vetëm çështja financiare, por edhe projekti sportiv që do t’i ofrohet lojtarit.

“Nuk ka të bëjë me çmimin. Ne na intereson vetëm projekti sportiv, që lojtari të ketë minuta të garantuara dhe të përshtatet në klub”, ka thënë ai.

Sipas trajnerit të Llapit, qëllimi është që Gashijani të bëjë hapin e duhur në karrierë dhe që klubi kosovar të përfitojë edhe nga një përqindje e kartonit në të ardhmen.

Gashijani sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje me fanellën e Llapit, duke regjistruar dy asistime. Tashmë mbetet të shihet nëse interesimi i Kayserisporit do të konkretizohet me një ofertë zyrtare.

EMISIONET