Shqipëria humbet në fushë por jo në renditjen e FIFA-s

Shqipëria humbet në fushë por jo në renditjen e FIFA-s

Nuk ka asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit gusht, Shqipëria mbetet në vendin e 66-të. Pavarësisht humbjes në Izrael dhe barazimit me Islandën që e shtyu në fundin e grupit të Ligës së Kombeve, skuadra e Edoardo Rejës mbetet në të njëjtat pozita.

Humbet një pozicion Kosova që gjithsesi bëri një mbyllje pozitive në grupin e saj të divizionit C pasi u la pas vetëm nga Greqia duke hedhur pas krahëve Irlandën e Veriut dhe Qipron. “Dardanët” zbresin në vendin e 107 të klasifikimit të FIFA-s.

Përsa i përket kreut, Brazili vazhdon të bëjë ligjin në vendin e parë duke lënë pas Belgjikën dhe Argjentinën ndërsa Italia është ngjitur në vendin e gjatë duke zbritur me një pozicion Spanjën.

 

EMISIONET