(VIDEO) Ka festë shqiptarie në Europë, Ballkani kualifikohet dhe ndeshet me Shkupin në play-off

(VIDEO) Ka festë shqiptarie në Europë, Ballkani kualifikohet dhe

Ilir Daja shkruan historinë në Europë. Ballkani me shumë vuajtje siguron të drejtën e biletës së fazës “paradhomë” të grupeve, play-off pasi realizoi një arritje të madhe në Torshavn të Ishujve Faroe ku eleminoi Klaksvik vetëm pas penalltive në fund të 120 minutave lojë që u mbyllën me avantazhin e vendasve 2-1.

Një gol i vonë në minutën e fundit të kohës së rregullt nga modestët ishullorë e çoi sfidën në kohën shtesë dhe nga pika e bardhë kampionët e Kosovës gabuan vetëm një herë përballë dy gabimeve të kundërshtarit për ta mbyllur mbrëmjen me festën legjitime.

Ka fishekzjarre për skuadrën kosovare që vazhdon rrugën për më tej me lajmin e madh se në fazën e grupeve të UEFA Conference League do të kemi një skuadër shqiptare pasi në play-off, Ballkani peshkon kampionët e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët e Shkupit.

Një prej dy ekipeve do të sigurojë fazën e grupeve që do të thotë edhe rreth 3 milionë euro shtesë në arkën e një prej klubeve shqiptare.

EMISIONET