Juventusi rrezikon rrëzimin nga kategoria? Gjithçka varet nga hetimet

Juventusi rrezikon rrëzimin nga kategoria? Gjithçka varet nga
Nga gjobë në heqje pikësh por edhe një mundësi konkrete për rrëzimin në Serie B. Këto janë hipotezat e dënimit me të cilin mund të përballet Juventusi pasi Prokuroria Federale ka në dorë letrat për hetimin e çështjes së pagave të fshehta.
Kodi i disiplinës sportive parashikon dënime të rënda në rastet e falsifikimit të bilancit dhe në rast se hetimi do të hapet zyrtarisht, atëherë Juventusi rrezikon vërtetë shumë.

Në këtë mënyrë, nëse hetimet dalin në përfundimin që janë falsifikuar letrat për pagat e fshehura dhe plusvalencat që në të shkuarën kanë qenë problem i madh për klubin, atëhrë mund të shkohet nga 1 pikë deri në disa penalizim në kampionatin aktual por edhe deri në rrëzim nga kategoria.

Nëse ndryshimet në bilanc nuk janë aq të mëdha sa të prekin pjesën e licencimit, atëherë klubi do të gjobitet por sipas “Gazzetta Dello Sport”, çështja duket shumë serioze.
 

EMISIONET