Ish-bashkëshortja e Tuchel ka “bombën”. Ajo mund të flasë për detajet e largimit nga Chelsea
Thomas Tuchel i cili u largua nga Chelsea pak muaj më parë për shkaqe ende të paqarta por pas raporteve se një pjesë e skuadrës ishte kthyer kundër tij, sot duhet të bëjë llogaritë edhe me ish-bashkëshorten, të cilën po përpiqet ta ndalojë që të mos bëjë publike detaje interesante nga periudha e trajnimit të skuadrës blu.
49-vjeçari i shkarkuar nga presidenti Boehly që e zëvendësoi me Graham Potter, mendon se ish-bashkëshortja Sissi, të cilën e la për një femër tjetër, mund të flasë dhe të dëmtojë në këtë mënyrë imazhin e tij.
Sipas gazetës “Bild”, 51-vjeçarja ka marrë një e-mail nga një anëtar i stafit të bluve ku sqarohen të gjitha detajet e problametikave që Tuchel ka pasur me klubin dhe lojtarët.
Aktualisht në proces divorci në gjykatën e Mynihut, Sissi mund të dëshmojë përpara trupit gjykues këto detaje që për Tuchel nuk janë aspak të këndshme. Tuchel dhe Sissi qëndruan të martuar për 13 vjet, ndërsa tani trajneri bashkëjeton me Natalie Max, bukuroshja 14 vite më e re se ai.