Mbrojti shqiptarët dhe u përjashtua nga BBC, Shearer dhe Wright solidarizohen me Lineker, braktisin emisionin

Mbrojti shqiptarët dhe u përjashtua nga BBC, Shearer dhe Wright

Ish-yjet e futbollit anglez solidarizohen me Gary Lineker të cilit BBC i hoqi të drejtën për të punuar me emisionin “Match of the Day” për shkak të komenteve kritike të tij ndaj politikave të emigrimit që i krahasoi me ato të Gjermanisë naziste.

Një ditë pas vendimit të BBC për të pezulluar përkohësisht ish-kapitenin e Anglisë, reagon një tjetër kampion dhe kapiten i Kombëtares së Tre Luanëve. Alan Sherarer bën me dije se nuk do të jetë pjesë e panelit të emisionit që për herë të parë Lineker e ka drejtuar në vitin 1999.

Bashkë me Shearer ka reaguar edje Ian Wright, një tjetër ikonë e Anglisë. Ish-sulmuesi me ngjyrë shruan: “Të gjithë e dinë se çfarë domethënie ka ky emision për mua por i kam bërë me dije BBC-së de nuk do të jem i pranishëm këtë fundjave. Solidaritet”.

Mbrojti shqiptarët dhe u përjashtua nga BBC, Shearer dhe Wright

Sipas Lineker, gjuha e përdorur nga qeveria për varkat që mbërrijnë në Angli me emrigrantë mes të cilëve edhe shumë shqiptarë, është e ngjashme me atë të Gjermanisë së viteve ‘30.

Fillimisht BBC bëri me dije se nuk do të ndërhynte dhe do të lejonte vazhdimin e emisionit nëndrejtimin e Lineker por ditën e djeshme në mënyrë të papritur ndërpreu bashkëpunimin duke theksuar se ish-sulmuesi kishte bërë një koment që i kalon kufijtë e politikave editoriale të gjigandit publik.

EMISIONET