Irani refuzon Amerikën edhe për futboll, njofton bojkotimin e Botërorit 2026

Irani refuzon Amerikën edhe për futboll, njofton bojkotimin e

Irani nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA pasi SHBA-të vranë Udhëheqësin tone Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi ministri Iranian i Sportit Ahmad Donyamali, shkruan aljazeera.com.

“Duke marrë parasysh që ky regjim i korruptuar (SHBA) ka vrarë udhëheqësin tonë, në asnjë rrethanë nuk mund të marrim pjesë në Kupën e Botës”, tha ministri për televizionin shtetëror.

SHBA-të do të bashkë-organizojnë Kupën e Botës me Kanadanë dhe Meksikën, por të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve të Iranit janë të ndara në qytete amerikane, përfshirë Los Angeles dhe Seattle.

Është hera e parë që një zyrtar nga qeveria iraniane ka folur për pjesëmarrjen e vendit në turneun global që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet e tyre ndaj kombit më 28 shkurt.

Kreu i Federatës Iraniane të Futbollit hodhi dyshime për pjesëmarrjen e ekipit të tij javën e kaluar, por nuk tha se ekipi do ta bojkotonte turneun.

“Pas këtij sulmi ndaj Iranit, nuk mund të pritet që ne të shkojmë në Kupën e Botës”, theksoi Mehdi Taj, president i Federatës së Futbollit të Republikës Islamike të Iranit.

“Nëse Kupa e Botës është kështu, kush me mendje të shëndoshë le ta dërgojë ekipin e tij kombëtar në një vend si ky?”, deklaroi Mehdi Taj duke iu referuar SHBA-ve.

Irani ishte vendi i parë që siguroi kualifikimin për Kupën e Botës, e cila zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. 

EMISIONET