“Interi do yllin e dytë në fanellë”, Marotta: Liga e Kampioneve? Një ëndërr që pothuajse u realizua vitin e kaluar
Drejtori ekzekutiv i Interit, Xhuzepe Marota ka dhënë një intervitë për “Radio Anch’Io Sport” në Radio1. Ai ka folur për Scudetton, Ligën e Kampioneve si dhe për ish-sulmuesin e ekipit, Romelu Lukaku.
SCUDETTO- “Jeta përbëhet nga ëndrrat dhe realiteti është se ne duam të fitojmë Seria A për të vendosur yllin e dytë në fanellë, Liga e Kampioneve është një ëndërr që pothuajse u realizua vitin e kaluar. Nga ana jonë është ende një detyrim për të dhënë më të mirën tonë drejt të gjitha objektivave”.
DËMTIMI I ANAUTOVIÇ- “Na vjen keq për dëmtimin e Markos, i cili u fut mirë ndaj Empilit, por kam besim se Inzagi do të gjejë zgjidhjet e duhura”.
EKIPI DHE INZAGI- “Sot Interi është ekipi i tij, ai është lideri i vërtetë dhe lojtarët ndjekin udhëzimet e tij. Dimarko demonstron një ndjenjë të madhe përkatësie në klub, ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë për të. Ai po rritet vazhdimisht, është ende shumë i ri dhe ne do shihemi së shpejti për të biseduar me të për një zgjatje të kontratës”.
LUKAKU- “Ne ishim të zhgënjyer sepse kishim një marrëdhënie të ngrohtë, por ishim të mirë në gjetjen e alternativave. Tashmë është pjesë e së kaluarës, bota e futbollit tani është e çuditshme dhe ne duhet të përshtatemi me atë që ndodhi. Interi vazhdon të ecë përpara”, deklaroi Marota.