Ylli i Arsenalit i kopjoi festimin, reagon mesfushori i Totttenham: Ndoshta po e bënte akoma kur e shtriva në tokë

Ylli i Arsenalit i kopjoi festimin, reagon mesfushori i Totttenham: Ndoshta po e

Derbi i Londrës Veriore ndezi Premier Ligën këtë javë, me spektaklin dhe golat që nuk munguan, por nuk pati fitues.

Bukajo Saka ishte një nga protagonistët e takimit, ku realizoi golin e dytë për “Topçinjtë”. Pas kësaj sulmuesi anglez kopjoi festimin e mesfushorit të Totenhemit, Xhejms Medison.

Vetëm një minutë më vonë, ishte Son ai që rivendosi baraspeshën pas një asisti të Medison, me këtë të fundit që kaloi Sakën për të pasuar drejt koraneit.

Në fund të sfidës, mesfushori anglez foli për këtë situatë, duke hedhur “kunja” ndaj sulmuesit të Arsenalit.

“Mendoj se ai ndoshta po e bënte akoma festimin tim kur e shtriva në tokë te goli i dytë”, ishin fjalët e Medison.

EMISIONET