Historia e madhe e Xhakës/ Shqiptari nga Kosova, një nga legjendat e mëdha të Zvicrës

Historia e madhe e Xhakës/ Shqiptari nga Kosova, një nga legjendat e

Ishte një pasdite e 6 qershorit 2011.

Zvicra kishte një miqësore luksi dhe lavdie në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë shpikëse të futbollit, dhe për herë të parë në formacion kishte një yll të ri me origjinë shqiptare.

Ky ishte Granit Xhaka, në atë kohë 19 vjeç e që luante për Bazelin në Superligën zvicerane, ndërsa shpejt do të bëhej I njohur në gjithë botën.

Kanë kaluar pak më shumë se 15 vjet dhe djaloshi shqiptar nga Kosova, por me nënshtetësi helvete, jo vetëm është rekormeni I ekipit të tij përfaqësues për numrin e paraqitjeve, por edhe ka arritur shifrën jubilare të 150 ndeshjeve.

Jo edhe aq shumë yje në botë mund të mburren se kanë luajtur për kombëtaret më shumë se ai, mbi të gjithë një Ronaldo, Mesi apo Modriç, ndërsa Graniti është barazuar me legjendën e Gjermanisë, Lotar Mateus.

Epoka e tij me Zvicrën është më e shquara për vendin europian, ndoshta edhe më shumë sesa lavdia e viteve 50-të, në kohën e atij që njihej si “dryni zviceran”.

Shpejt provoi shijen e golit, që në 2012 në miqësoren e fituar 4-2 në fushën e Kroacisë.

Më pas u bë protagonist I madh në duelet ndaj Serbisë në Kupën e Botës, fillimisht në 2018 kur shënoi një gol të shkëlqyer dhe festoi me simbolin e shqiponjës.

Hera e dytë ishte në Botërorin e vitit 2022 në Katar, kur sërish pati derbi Zvicër-Serbi, sërish fitoi ekipi I tij me një gol diferencë, 3-2, shënoi sërish Xherdan Shaqiri, ndërsa Xhaka u përplas me futbollistët kundërshtarë.

Një përballje e ashpër, me reagim josportiv nga mesfushori, por po ashtu nga trajneri I Serbisë, Dragan Piksi Stojkoviç.

Kjo, sidoqoftë, nuk I pengoi që t’i jepnin dorën njëri-tjetrit në ndeshjen që Serbia e fitoi 2-0 në stadiumin e Leskovacit, aty ku Shqipëria fitoi më pas 1-0 me golin e Rej Manajt.

Xhaka ka padyshim një lidhje të veçantë me Kosovën.

Nuk harrohen polemikat e ashpra të mediave zvicerane pasi ai u duk se nuk u impenjua kur “dardanët” barazuan 2-2 në shtator 2023 ndaj helvetëve me golin e minutës së pestë shtesë.

Graniti nuk I pranoi akuzat, por natyrisht nuk e mohoi origjinën e tij.

Në 150 ndeshje gjithsej, ai ka 18 gola e 14 asistë, ndërsa në më shumë se gjysmën e tyre, plot 77 paraqitje, ka udhëhequr Zvicrën si kapiten.

EMISIONET