Qefalija: Mendoj se Dinamoja është në rrugën e duhur, por duhet shumë punë për objektivat

Mesfushori i Dinamos Klevi Qefalija i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News” u shpreh i kënaqur nga fitorja e kësaj jave ndaj Vorës.

“Ky takim me Vorën shkoi shumë mirë, pasi nuk është një fushë e lehtë ajo e Partizanit, pasi terreni nuk të lejon ta luash lojën gjithmonë poshtë, pasi dhe fusha është sintetike dhe e fortë, por që gjithçka shkoi shumë mirë dhe arritëm rezultatin që doni.

Mendoj se Dinamoja është në rrugën e duhur, por duhet shumë punë për objektivat”, theksoi mesfushori i Dinamos Klevi Qefalija.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET