Hakimi dhuron gjak për të prekurit nga tërmeti
Tragjedia në Marok ka marrë përmasa shumë të mëdha. Mijëra viktima pas tërmetit në Marrakesh, situatë alarmante dhe nevojë urgjente për gjak.
Lojtarët e Kombëtares së Marokut përgjigjen në kohë sepse nuk ka rëndësi nëse je yll futbolli, në këto situata të gjithë duhet të japin kontributin e tyrë.
Lojtarët dhe stafi i përfaqësueses së Marokut i përgjigjen menjëherë thirrjes për të dhuruar gjak për të plagosurit e shumtë të tërmetit që tronditi jugperëndimin e vendin.
Ekipi maroken u paraqit në qendrën e transfuzionit në Agadir, një qytet maroken, për të dhuruar gjak për të dëmtuarit nga tërmetit që goditi vendin të premten.
Ashraf Hakimi ishte ndër të parët që u prezantua në radhë për të dhuruar gjak ndërsa mbrojtësi i PSG do ndihmojë edhe me ndihma konkrete financiare.
Ndeshja Marok-Liberi e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Afrikës, është shtyrë pikërisht për shkak të tragjedisë.