Granit Xhaka i dyshuar për baste të jashtëligjshme bashkë me ish-sulmuesin e Vllaznisë

Granit Xhaka i dyshuar për baste të jashtëligjshme bashkë me

Granit Xhaka në telashe të vërteta. Pak muaj pas hetimeve të nisura nga prokuroria për një karton të verdhë të dyshuar të marrë nga mesfushori me origjinë shqiptare në ndeshjen Leeds-Arsenal, mediat britanike dyshojnë se në mes qëndron mafia shqiptare dhe ish-futbollisti i Vllaznisë, Alban Jusufi që ka mbajtur të veshur fanellën e shkodranëve në vitin 2009.

Federata Angleze ndihmoi në muajin qershor Agjencinë Kombëtare të Krimit me të gjitha informacionet e kërkuara pasi në ndeshjen ku Xhaka u ndëshkua me të verdhë në një moment të panevojshëm, fluksi i basteve për një karton të verdhë të mesfushorit, ishte shumë i lartë.

Sinjalizimin e bëri fillimisht kompania e njohur “Betffair” që vendosi në dispozicion edhe provën se një bast prej rreth 60 mijë eurosh u vendos për kartonin e verdhë të Xhakës edhe pse kishin mbetur vetëm 10 minuta lojë dhe ndeshja ishte fiksuar në shifrat 4-1 për Arsenalin. Xhaka u ndëshkua vetëm 4 minuta përpara fundit pasi vinoi lojën.

Një pjesë e madhe e basteve janë vendosur në kriptomonedha në Shqipëri edhe pse bastet në vendin tonë janë bllokuar me ligj. Ish-futbollisti suedez me origjinë shqiptare, Alban Jusufi, ka vendosur një shumë të madhe në favor të kartonit.

Ai është një emër i njohur në vendin skandinav pasi është pezulluar nga çdo aktivitete futbollistik në vitin 2017 pikërisht për shkak të basteve. 41-vjeçari është shpallur fajtor pasi korruptoi portierin e AIK Kyriakos Stamatopoulosme 150 mijë pound për të trukuar ndeshjen kundër Gotheborg.

EMISIONET