Granit Xhaka në telashe/Kartoni i verdhë, në hetim për trukim bastesh

Granit Xhaka në telashe/Kartoni i verdhë, në hetim për

Nuk është e qartë nëse Granit Xhaka do të jetë i përfshirë në hetim por kartoni i verdhë i marrë prej tij në ndeshjen e 18 dhjerorit kundër Leeds, po. Edhe pse Arsenali po fitonte 1-0 Xhaka u ndeshkua me të verdhë për vonesë loje të panevojshme dhe Agjencia Kundër Krimit të Organizuar ka nisur një hetim.

Një kompani bastesh raportoi se dikush vendosi bast 52 mijë £ qe Xhaka do të merrte të verdhë në 10 minutat e fundit dhe në lidhje me këtë ngjarje, fillimisht nisi federata një hetim. Pas 6 muajve, dosja u dorëzua te agjencia që po bën hetime më të thelluara.

Granit Xhaka në telashe/Kartoni i verdhë, në hetim për

Një detaj tjetër që ngre dyshime nuk është vetëm shuma e lartë por edhe koeficienti që në 10 minutat e fundit ishte shumë herë më i lartë se sa në 80 minuta gjatë gjithë ndeshjes. 

Granit Xhaka në telashe/Kartoni i verdhë, në hetim për

Andre Marriner quhet arbitri që ndëshkoi mesfushorin me origjinë shqiptare në minutën e 86 pasi ky i fundit vonoi dukshëm rinisjen e lojës në një goditje dënimi ku qëndroi pa bërë asgjë për rreth 20 sekonda. Xhaka njihet për stilin agresiv të lojës dhe e mbylli sezonin me 10 kartonë të verdhë. 

EMISIONET