Gjimshiti: Italia? Frikë jo, por shumë respekt. Jemi në rrugën e duhur

Berat Gjimshiti u shfaq përkrah trajnerit Sylvinho në bisedën me gazetarët.
Kapiteni i kombëtares shqiptare preku disa tema përpara miqësores kundër Kilit ku ndër të tjera tha:
“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur.
Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty.
Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi.
Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo!
Por, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vëtëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.
Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur.
Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror.
Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.
Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror.
Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka”.

